Liria e protestës është e njohur dhe garantuar nga të gjitha kushtetutat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe gjithë shteteve moderne të botës. Në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, atë të vitit 1948, firmëtare e së cilës është edhe Shqipëria, gjejmë plot dy nene që trajtojnë të drejtën e protestës, si e drejtë themelore e mendimit dhe veprimit të një populli të lirë.
Populli opozitar në 6 Dhjetor do të marrë përsipër një mision sa të rëndësishëm aq edhe të vështirë e delikat. Mbështetja e lirisë qytetare duhet çuar deri në fund, pa kompromise që cënojnë qytetarinë dhe të ardhmen e vendit.
Shumë prej nesh do ti bashkohen protestës së 6 Dhjetorit me bindjen se opozita po lufton për ti kthyer Shqipërinë qytetarëve, për të ringritur shtetin ligjor dhe për të kthyer institucionet në shërbim të qytetarëve.
Protesta e popullit opozitar do të tregojë se Shqipëria është evropiane por që është pikë së pari është edhe e shqiptarëve, do të tregojë se pushteti i vërtetë buron nga qytetarët dhe duhet tu shërbej atyre, se liria e mendimit dhe veprimit janë jetike për shoqërinë tonë.
Në 6 Dhjetor do ti tregojmë Evropës se qytetarët shqiptarë protestojnë pikërisht për të ndërtuar një Shqipëri të lirë dhe Evropiane, ashtu siç në të shkuarën e kanë ndërtuar edhe ata vetë në vendet e tyre.

