Të dashur anëtarë, aktivistë, simpatizantë të degëve të PD të Qarkut të Gjirokastrës!
Sot u zyrtarizuan emrat e kandidatëve për primaret, në kuadër të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkive të këtij Qarku, duke hapur kështu një “kapitull” tjetër të këtij procesi thellësisht demokratik e gjithë bashkues.
Për herë të parë në Shqipëri, në atë Qark e kudo do të përcaktohen në këtë mënyrë tejet transparente e të lirë, kandidatët tanë përfundimtarë për ndryshimin e pritshëm, që do të sjellë 14 Maji.
Deri më 4 Dhjetor secili do të shpalosë alternativat, projektin e tij për nxjerrjen e bashkive tona nga “humnera” ku e ka çuar Rilindja, për zhvillimin e tyre dinjitoz, ashtu si meritojnë banorët e respektuar të këtij Qarku plot tradita e vlera në histori.
Më tej më 4 Dhjetor do të votohet në mënyrë thellësisht të lire e demokratike.
E gjithë kjo përbën një premisë të fortë e të gjerë për suksesin e 14 Majit.
Kryesitë e degëve në Qark, strukturat e PD aty do të jenë në aktivitet të plotë për të siguruar respektin e plotë të votës suaj më 4 Dhjetor.
Urimet më të mira të gjithë kandidatëve, që pavarësisht nga fituesi do të jenë së bashku për fitoren e 14 Majit.
PD nxjerr emrat për primaret në degët e qarkut Gjirokastër/ Deputeti Tritan Shehu: Hapet një kapitull i ri…
Leave a comment
Leave a comment

