Mësohet se takimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta me kreun e PD- së, Sali Berisha, ka përfunduar mbas më shumë se 30 minuta bisedë.
Teksa mediat pritnin në hyrje të Selisë Blu daljen e Metës nga takimi dhe ndonjë komunikim të mundshëm, kjo nuk ndodhi.
Ish presidenti Meta u mjaftua me një përshëndetje.
Nuk ka as nga PD ndonjë informacion më tepër.

