Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama spitalin e ri infektiv.
Tashmë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hapur për pacientët spitali i pajisur me aparatura moderne dhe rikonstruktuar nga e para.
Kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetet sociale një video treguese nëpër pavion dhe shënimin e mëposhtëm.
Mesazhi i tij:
📍Spitali i Ri Infektiv në #QSUT, një qendër kombëtare ekselence për sëmundjet infektive, tashmë me kushtet dhe standardet më të mira ndërkombëtare, është jo vetëm në shërbim të pacientëve, por dhe të vetë mjekëve që punojnë aty, me përshtypjet më të mira dhe komoditetin në punë, që iu është krijuar pas këtij investimi me rëndësi në shëndetësinë shqiptare🏥 🔬🧫🧑🔬👩🔬👩🏻⚕️ 👨⚕️
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️

