Aksidenti me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, 23 nëntor, në Edipsou-Lichada E.O në Evia, konkretisht në zonën e Damarit. Aksidenti ka ndodhur kur mjeti fshatar (bujqësor) që drejtohej nga një i ri, për shkaqe të panjohura ka dalë nga kursi, si pasojë dy nga tre pasagjerët kanë humbur jetën dhe njëri ka mbetur i plagosur rëndë, shkruajnë mediat greke.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik është transportuar në spitalin e Lamisë, ndërsa vijon operacioni për nxjerrjen e dy viktimave.

