Agron Kapllanaj në intervistën me gazetarin Everest Dedaj në Ora News, ka konfirmuar kandidaturën për Bashkinë Mallakastër, ndërsa në fundjavë do të prezantohet zyrtarisht.
“Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019”.
“Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike”.
Kur pyetet nëse ka negociuar apo do të negociojë me “Rithemelimin”, Agron Kapllanaj u përgjigj shkurt:
“Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”.

