Sot është festuar 60- vjetori i Gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet.
Në ceremonitë festive kanë marrë pjesë dhe përshëndetur kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministre e Arsimit Evis Kushi.
Me këtë rast, Kushi ka bërë dhe shënimin e mëposhtëm në rrjetet sociale:
Sot, më 22 Nëntor festojmë 114-vjetorin e Kongresit të Manastirit, një nga ngjarjet më të ndritura të historisë së kombit 🇦🇱 shqiptar, ku atdhetarët tanë të shquar vendosën të unifikojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe. 🔤
Kënaqësi që në këtë ditë të shënuar festuam edhe 60-vjetorin e gjimnazit “Ismail Qemali”, një prej gjimnazeve më elitare, jo vetëm në Tiranë, por dhe në të gjithë Shqipërinë.
Mirënjohje për kontributin të gjithë mësuesve, nxënësve dhe drejtuesve të këtij gjimnazi ndër breza! 🙏


