Ka reaguar Anais Rushaj, vajza 16-vjeçare e cila i mbijetoi fatit të keq dy ditë parë në Bogë, ku fatkeqësisht humbi jetën babai dhe vëllai i saj 13 vjeç, teksa i rrëmbeu i ashtuquajturi “Përroi i Thatë”
Përmes një postimi në Facebook, Anais i ka rënë barra e vështirë për të bërë njoftimin për humbjen e babait dhe vëllait.
Ajo ka njoftuar miqtë dhe të afërmit në lidhje me ceremoninë mortore duke përcjellë foton e të dy të shtrenjtëve të saj.
“ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ. VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER. PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO,” shkruan ajo


