Në fakt, s’ka asnjë surprizë për këtë lajm.
Mbas polemikave në shtyp midis futbollistit të famshëm dhe trajnerit stoik, ajo çfarë pritej ishte “divorci”
Cristiano Ronaldo nga tani e tutje është lojtar i lirë. Klubi i Manchester Unitedit ka njoftuar këtë të martë se ka shkëputur kontratën me portugezin.
Klubi anglez e ka falënderuar 37-vjeçarin për kontributin e dhënë për “Djajtë e Kuq”.
“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford”, thuhet në njoftimin e klubit.

