Nuk më ndodh çdo ditë të dashuroj njerëz..
Në fakt, nuk më ndodh që çdo ditë edhe ti urrej ata..
Apo të mërzitem me ta .. t’ju flas me pak a me shumë..
T’ju ngec fjalën në fyt..thënë e pathënë
Nuk më ndodh çdo ditë, t’ju them që i dua
Në mungesë? Bëj firma me emrin tim në fletëbardhë..
Pastaj gris dhe shkruaj prapë..
Nga e para..
Ti, ti edhe ti..!
Sërish..!
E në fakt, asgjë nuk ndodh përditë..çdo ditë
Dhe prapë, ne e harrojmë këtë..
Çdo ditë , me ..Përgjithmonë..edhe kur harroj

