Katari ka ndërtuar 8 stadiume të jashtëzakonshme për Botërorin 2022.
Mbas mbarimit të eventit fantastik, mendohet se mbajtja e stadiumeve me një kapacitet të tillë është e panevojshme.
Sipas mediave është vendosur që një pjesë e tyre të dhurohen për shtetet në zhvillim. I ftuar në emisionin “Rudina” në Klan, Xhevdet Zeka, deklaroi se një nga këto stadiume është në plan që të shkojë në Kosovë.
“Njëri nga këto stadiume mund të jetë në plan për t’ju dhuruar Kosovës thanë mbrëmë me Enkelejdën tek emisioni jonë.
Është në plan që një nga këto stadiume të shkojë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Zeka.
Dihet tashmë sepse është konsideruar si risi që një prej stadiumeve në Katar, të cilit i është vendosur emri “Stadiumi 974” është i ndërtuar me kontenierë.
974 të tillë është numri i konteinerëve që janë përdorur për krijimin e atij stadiumi.
Ndoshta ky stadium është projektuar për t’u çmontuar plotësisht dhe të rimontohet në një vend tjetër, për të cilin urojmë që vendi i zgjedhur të jetë Kosova.

