Është publikuar edhe foto e të riut shqiptar Flonino Merkuri, i cili u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës së tij në Itali.
Viron Karabollaj 40 vjeç është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe e njohur si ‘Vera‘ dhe të dashurin e saj Flonino Mërkuri, 23 vjeç.
Që në konstatimin e ngjarjes, policia italiane i përqëndroi hetimet te ish-bashkëshorti i Verës dhe e shpallën në kërkim.
Vironi u gjet i vdekur pasi vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri në mbrëmjen e së dielës më dt. 20 nëntor në një shtëpi në Spinea, në zonën e Venedikut, njoftuan mediat italiane.
Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘Vera’ dhe Flonino Merkuri , 23 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, u gjetën të vdekur në shtëpinë në via Leopardi rreth orës 22:00 pasi vajza e gruas kishte ngritur alarmin për shkak se nuk po fliste dot me nënën e saj. Vajza kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.
Kujtojmë se ‘Vera’ ishte e ndarë nga bashkëshorti dhe kishte dy vajza, njërën prej tyre me probleme të shëndetit fizik dhe në karrocë invalidësh.
Ajo kishte disa muaj që shoqërohej dhe bashkëjetonte me bashkatdhetarin 23- vjeçar dhe duke se ky fakt ka nxitur deri në vrasjen makabre prej ish-it të saj.

