NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    4 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    4 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ KËRKOHET TË SHPËTOHEN PANAIRET E LIBRIT?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
Kryesore
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Të tjera
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
Të tjera
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ KËRKOHET TË SHPËTOHEN PANAIRET E LIBRIT?!

Neutrale
Last updated: 2022/11/22 at 8:57 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Mbase në përdorimin e moçëm, si përdorje fjale, panairi ftonte hiret e bukuritë, dukjen e ëmbël, të dashur, kualitetin e epërm, më të pastrin e mundshëm, të pa-hile, më të bukurat e më të këndshmet për syrin, besohet se në panairet shfaqej shija e beftë dhe…sa më shumë gëzim.

Më pastaj, (edhe pse ne të Sotmit, jemi të dënuar tu gëzohemi zakoneve të sotme), hapësirat e botës’jetës, u ndanë në shtete, perandori, komisione të emërtuara, u vendosën kufij dhe interesa, më në fund…edhe në sallonet aristokrate hynë çmimet për librat, shpërblimet në natyrë, kokë-më-kokë…

Këto dallime/çmime nisën t’i jepnin ata që kishin. Ata ofronin paranë, shpërblimin, mbase ngaqë s’e kishin dot vet shijen për vetitë që (më lartë u përmendën) e panairit si festim për çdo kënd dhe, krejt pa dashje, krijuan diferencimin fals. Monedhë për artin kallp.

Edhe më tej, jo se përjashtohej me dekret apo ligj të qenit libër i bukur, pamje e paraqitshme arti, imazn i dëlirë dhe tërheqës, nuk të qortonte kush se ishe e virtytshme e papërlyer dhe e pafajshme në të qenit ajo që ishe lindur e bërë prej jetës, nuk ta fshihte dot kush dritën që rrëzëllejë edhe aty, në panair, ngjyrën si mund ta zbehte kush, as të drejtën e së barabartës si qenie, e lindur dhe e pohuar si e vërtetë, brenda arsyes së llojit e gjinisë, lindur e kërkuar të mbetesh në dinjitet origjinare, por…

…Por ja që erdhi dikur koha, gjërave që silleshin e shfaqeshin më bujshëm në Panairet, u kishin veshur dukje tjetër, që s’e kishin të vetën, që t’i zbukuronin pastaj edhe me çmime për energji e shpirt e cilësi që vetëm shpirt e bukuri të natyrshme s’kishin…
Sjellja në të njëjtën mënyrë ndaj kujtdo, për prurje të njëjtë, respektimi, konsiderimi njëjtë në ngrohtësi i grupeve e individëve, prania imponuese e pushteteve të tjerë – na e mban edhe sot frymën kur shkrimtari zgjat dorën e merr trofenë prej nënqeshjes palavi zyrtare, heshtja e detyruar e opinioneve vetjak, qashtër personal, vetëm si të tillë, shpëtuar prej paragjykimeve madje larg “diskriminimeve pozitivë” do të thoshte dikush prej fituesve që qoftë edhe thjesht për etikë të pushteteve jo letrarë, as filozofik, do duhej ta refuzonte ai vet këtë diskriminim të pa para-shkruar dot…mundësuar prej patronazhimeve dosjuar prej heshtjes së lirisë…

Kërkohet të dëliren Panairet?! Të cilës shoqërie?! Të cilit ishull, thua?!
Nëse do të bëhej me këmbime emrash, jo prirjesh të thella sociale, nëse pragmatizmi do zëvendësonte parimet, nëse do të refuzonim ca emra për të pohuar emra të tjerë, nën po të njëjtën logjikë, do mjeronim inspirimin e nisur qoftë edhe si frymë të bukur…

Se, secili nga ne është i kufizuar në mundësinë për të ditur gjithçka, për të lexuar tërë librat, aq më pafuqishëm jetët e autorëve, apo llagëmin e ngjizjes së botuesve! Këta të gjorët, nuk se s’kanë veç shije, por as intuitë që paranë e siguruar kush e di se si, s’dinë ta investojnë në qark autorësh më dritë të vetën…A s’i kemi parë që kthehen në pushtet, edhe këta, dhe shëmbëllejnë me ata që po perëndojnë pas perëndimit të fuqive shtetërore pas tyre?!

Pa asnjë dilemë, nëse do rrekeshim të ulnim dikë që të lartësonim dikë që dimë apo pëlqejmë ne, vetëm ne, grupi tjetër, sado nismë-mirë, s’do dilnim kund…

Por, kush e di, siç vet PËRPARIMI, që jo gjithnjë bën përpara shoqëruar nga Qytetërimi e Humanizmi, edhe në gëzimin për Librin, duket se s’kthehemi dot në Panairet fillestare, si Festa të Shkruarash Njerëzore…

Neutrale November 22, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
53 minutes ago
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
7 hours ago
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
10 hours ago
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
10 hours ago
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
1 day ago

Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN

Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?