Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim ka paralajmëruar se në disa rrugë kujdesi duhet të jetë i shtuar.
Aktualisht, simbas tyre, vetëm aksi nga fshati Dedaj në Malësinë e Madhe deri në Razëm, ka probleme dhe po punohet për ta kthyer në normalitet.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendinduke sjellë një qetësim të situatës
Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore …” shkruan mes të tjerash ARRSH.

