Numri i njerëzve të vrarë nga një tërmet me magnitudë 5.6 në provincën Java Perëndimore të Indonezisë është rritur në 162, sipas guvernatorit të saj. Rreth 326 persona janë lënduar gjithashtu, me shkallë të ndryshme të ashpërsisë, tha në një konferencë shtypi guvernatori i Java-s Perëndimore, Ridwan Kamil. Tërmeti goditi rajonin Cianjur në Java perëndimore të hënën në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), kështu njofton CNN

