Situata e vështirë krijuar nga reshjet e shumta në qarkun Shkodër ka krijuar përmbytje në sipërfaqe të mëdha dhe janë evakuar dhjetëra familje.
Dy viktima kanë humbur jetën në Malësi të Madhe dje dhe ka rënë Ura e Bahçallëkut.
Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë gjithë ditës së djeshme, ka përcjellë disa herë shqetësimin për gjendjen në qytetin verior dhe duket se sot do të jetë i pranishëm në Shkodër.


