Komunikoj hera herës me miq e me pacientë, që mendojnë se dieta e tyre vegjetariane nuk është në gjendje të plotësojë nevojat për proteina.
Por, a kanë të drejtë të shqetësohen?
Realisht perimet janë burim optimal lëndësh ushqyese, por përveç këtyre ato janë edhe më të shëndetshme.
Njerëzit që konsumojnë sasi të larta të proteinave bimore janë dukshëm më pak të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.
Unë për ndjekësit e mij po përshkruaj disa prej tyre.:
🌱Spinaqi: është plot me lëndë ushqyese si vitamina A, vitamina K dhe vitamina C, të cilat mbështesin një sistem të shëndetshëm imunitar, mbrojnë shikimin, nxisin qarkullimin e gjakut, etj.
🍃Brokoli: përmban proteina me të gjitha aminoacidet thelbësore, sasi të larta të flavonoideve, antioksidantëve me efekte anti-inflamatore dhe antikancerogjene
🍃Asparaget: janë perime me përmbajtje të larta proteinash, sasi të ulëta karbohidratesh , burim i shkëlqyer i folateve dhe të vitaminës A.
🌱Bizele e njoma: janë gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave.
🍃Lakrat e Brukselit: përmbajnë fibra, proteina dhe disa vitamina dhe lëndë ushqyese për t’u ndjerë të ngopur dhe të ushqyer.
🌱 Lakrat jeshile: përmbajnë sasi të lartë të vitaminës k, e cila është e rëndësishme për shëndetin e gjakut dhe kockave.
🍃Lulelakrat: janë burim i pasur me vitaminë C, vitaminë K. Përmbajnë gjithashtu pak kalcium, hekur, magnez dhe fosfor.


