Vazhdimi i reshjeve me intesitet të lartë ka bërë që edhe lumi Ishëm të dalë nga shtrati.
Mësohet se gjatë natës janë shkaktuar përmbytje në sipërfaqe tokash në Fushë-Krujë.
Problemet më të mëdha duket se janë në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.
Gjithashtu ka banesa të rrethuara nga uji në dy fshatrat e cituara.

