Është vetë kryeministri Edi Rama, i cili nga zyra e tij, nëpërmjet një videomesazhi, jep lajmin e këtij akti.
Janë 15 praktika ku janë tejkaluar kufijtë e ligjit, thotë ai, dhe këto hapësira ndërtimore do të përdoren nga shteti për zyra apo aktivitete publike, strehim social ose shërbime të dobishme për komunitetin.
Krahas video-mesazhit Rama bënë dhe një shënim në “Facebook”, ku shkruan se do të vazhdoj t’ju them atë që bëj, e do vazhdoj ta bëj atë që them.
Ja postimi:
🔴 Çfarë nuk na dëgjuan veshët dhe ç’nuk ju thanë kur e nisëm operacionin e ligjzbatimit për shkeljet e lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi! Po tani?!
Mes sfidave të mëdha të kohës që jetojmë dhe llumit të pandarë ditë e natë të gjysëm të vërtetave, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, do të vazhdoj t’ju them atë që bëj, e do vazhdoj ta bëj atë që them🇦🇱

