Tragjedia e ndodhur dje në Venecia të Italisë, ku u gjetën të vrarë me thikë një çift shqiptarësh në Venecia të Italisë, shton dhe një tjetër viktimë.
Sikurse u njoftua dhe më herët, policia shpalli si të dyshuar dhe u vu në kërkim të ish bashkëshortit të gruas.
Autoritetet italiane kanë bërë të mundur identifikimin e viktimave të cilët janë Mynevere Karabollaj 37 vjeç dhe Flonino Mërkuri 23 vjeç.
Autori i dyshuar i ngjarjes ishte ish bashkëshorti i gruas, i cili ka vrarë veten pas krimit që ka kryer.
Trupi i tij është gjetur në një kompani në Mira, pranë Venecias.

