Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar që dje mbas ngjarjes tragjike për rastin, ku babë e bir i rrëmbeu një përrua i tejmbushur me ujë dhe humbën jetën në zonën e Malësisë së Madhe.
Ai ka vizituar sot familjen e cila pësoi tragjedinë e rëndë. Së bashku me kryebashkiakun Bardh Spahia Berisha shprehu ngushëllime në familjen Rushaj.
Berisha: Duhet të ishte bërë më shumë dhe do bëhet më shumë sepse çdo vendi këtij qarku dhe gjithë Shqipërisë është i bukur, është i mbarë por kërkon disa investime. Uroj të gjeni forcë për të përballuar dhimbjen.
Kujtojmë se Pjetër Rushaj 50- vjeçar dhe djali i tij i mitur J.Rushaj, humbën jetën ditën e djeshme pasi makina e tyre u mor nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.
Në makinë udhëtonte dhe vajza e cila fatmirësisht shpëtoi nga valët e egra të përroit.

