Në fotografi janë Pjetër Rushaj, 50 vjeç dhe djali i tij, Jason, vetëm 14 vjeç.
Ata po udhëtonin me autoveturën familjare dhe në bord ishte edhe vajza e Pjetrit e cila fatmirësisht shpëtoi, kur makinën e mori rrjedha e tërbuar ujit që vinte nga malet.
Babë e bir humbën jetën në Malësinë e Madhe pasi i mori rrjedha e ujit dhe shënuan viktimat e para nga moti i keq në vend.
Vajza arriti të dilte nga mjeti, ndërsa vetë 50-vjeçari me të birin, jo.
Pas 16 orësh kërkime, trupat e tyre u gjetën sot paraditë në shtratin e përroit, në Bogë.

