Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e babë e bir që mori rrjedha e ujit një ditë më parë në fshatin Pult të Malësisë së Madhe.
Në terren janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, grupi alpin i FNSH-ve të Shkodrës si dhe banorë nga zona ku ndodhi tragjedia.
Sikurse është njoftuar, Pjetër Rushaj, 50 vjeç, u zhduk mesditën e djeshme bashkë me djalin e tij.
Ai po udhëtonte me djalin e vajzën me makinë, kur rrjedha e ujit i mori përpara dhe i hodhi në lum.
Vajza arriti të dilte, ndërsa babai dhe vëllai i saj nuk ja dolën.
Kërkimet vazhduan menjëherë sa u dha lajmi, por u ndërprenë në orët e mbrëmjes për shkak të errësirës.

