Ndërkohë që vendi në shumicën e territorit të tij është përfshirë nga moti i keq me suferina, breshër, borë e përmbytje, në Radhimë të Vlorës ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm.
Kujtojmë se Radhima është një nga pjesët bregdetare më të lakmuara të Jonit dhe është kufiri ndarës midis Adriatikut ranor dhe Jonit shkëmbor.
Pikërisht në këtë zonë ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm.
Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet i shërbimit të zjarrfikëses.
Mësohet se zjarri i rënë është fare pranë disa hoteleve.


