Me një status në rrjetet sociale, mbas shpërndarjes së çmimeve në edicionin e Panairit të Librit 2022, ka reaguar shkrimtari i njohur Balil Gjini.
Ai shkruan, se kjo është paradoksale, ç’lidhje ka Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, me librin, apo letërsia varet sërish nga politika ?
Shënimi i Gjinit:
Prania e Erion Veliajt në çmimet e panairit ishte diçka e frikshme. A thua letërsia varet sërish nga politika? A thua gjatë këtyre tridhjetë viteve ajo s’i ka krijuar hierarkët dhe patriarkët e saj?
Veç kësaj vetë çmimi i jepet një autori që s’ka thënë ndonjëherë ndonjë gjë të veçantë, për të mos thënë që letërsia e tij bie era kalbësirë dhe mërzi.
Po sigurisht më e rëndë është ndarja e çmimeve nga Veliaj. Tjetra është më e kuptueshme: njeriu që ka shtërnguar dorën me Ramiz Alinë, e ka shumë të lehtë të bëjë të njëjtin gjest me Velinë, dmth me velinë e Tiranës.

