Nga biologjia dimë se çdo qenie njerëzore është gjenetikisht e papërsëritshme, është një histori që ndodh vetëm njëherë, pavarësisht se vjen prej paraardhësve të ngjashëm njerëzorë dhe trashëgohet te pasardhës po të ngjashëm njerëzorë. Pra, ne biologjikisht nuk jemi të pandotur, përderisa mbajmë në trup gjenet e paraardhësve, e megjithatë jemi origjinalë, të përvetshëm, të papërsëritshëm, jemi secili një histori unike.
E tillë është edhe letërsia, kur ajo është letërsi, i tillë është edhe shkrimtari, kur ai është shkrimtar.
Nga “Rrugë pa krye”. Foto e librit nga Pietro Morello

