Duket se ata kanë gjithçka nën vëzhgim dhe këtu ka rënë sistemi i sigurisë kibernetike.
Më së fundi hakerat iranianë kanë publikuar të dhëna të tjera të marra nga sulmet kibernetike të platformave qeveritare dhe sistemeve të tjera të vendit tonë.
Këtë here, sipas “Euronews Albania”, faqja “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Po ashtu, “homeland Justice” ka publikuar dhe të dhënat e nëndrejtorit të ri të SHISH, Oljan Kanushi. Mësohet se ata kanë publikuar hyrje-daljet e kreut të Shtetit dhe të Oljan Kanushit

