Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, por edhe me një shënim gjithashtu jep “super lajmin”, siç e quan ai, se në sheshin “Skënderbej”, hapet Fan Zionë, një hapësirë e zjarrtë tifozerie, për t’u bërë bashkë dhe për të shijuar ndeshjet e Botërorit 2022.
Ja shënimi i tij:
Një super lajm për tifozët e Botërorit “Qatar 2022” ⚽️ – Mos e humbni FAN ZONE 🏆🏟️ në sheshin “Skënderbej”, një hapësirë e zjarrtë tifozerie, për t’u bërë bashkë dhe për të shijuar futbollin.
Hapet nesër me ndeshjen 🇶🇦Qatar-🇪🇨Ecuador . Fitoftë më i miri! 😍

