Nëse MEPJ publikon koordinatat e prezantuara nga po kjo ministri palës greke në Notën Verbale të datës 7 maj 2015, shqiptarët mund ta verifikojnë vetë nëse jane cënuar apo jo të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental. Rajoni aktual i kërkimit të anijeve greke në Bllokun 1 bie plotësosht brenda koordinatave që MEPJ në 2015 protestoi ndaj kërkimeve greke për hidrokarbure.
Sot, mbas 2 orësh tre anijet kërkimore greke pritet të hyne për të dymbëdhjetën ditë rrjesht në zonën e padelimituar (të kontestuar) të shelfit kontinental. Në konunikatën për media të datës 17 nëntor 2022 MEPJ deklaroj se:
“Lajme të tilla të paverifikuara, që krijojnë tymnaja mediatike nuk bëjnë asgjë më shumë veçse efektin e dezinformimit të ngacmimit të ndjeshmërisë që opinionit publik për kinse papërgjegjshmëri të institucioneve shqiptare apo shitje të interesave kombëtare tek shtete të tjera. Në të kundërt, MEPJ siguron se institucionet shqiptare janë në lartësinë e detyrës për tu ballafaquar me çdo situatë që mund të prekë sadopak interesat e vendit”.





