Ngjarja ka ndodhur mbas mesnate në Ishull Lezhë.
Mësohet se makina është pronësi të biznesmenit Ndue Pjetrushi, i cili operon në fushën e hidrokarbureve.
Makina është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit teksa ka qenë e parkuar jashtë banesës së biznesmenit në Ishull Shëngjin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.

