Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy lojtarët më të përfolur në botën e futbollit. Dyshja e njohur janë parë disa herë përballë, bashkë, rival, xheloz, por ja ku duket se i ka bashkuar përsëri kompania e njohur Louis Vuitton.
Të dy futbollistët kanë postuar një thënie dhe autoren e kësaj fotografie që është Annie Leibovitz, të cilën e kanë përcjellë me një thënie të njëjtë.
“Fitorja është gjendje shpirtërore. Një traditë e gjatë e punimit të valixheve e fotografuar nga Annie Leibovitz për Louis Vuitton”, thuhet në postim e Ronaldos ku shihet se dy futbollistët më të mirë në botë janë duke luajtur shah mbi dy valixhe.


