SPOCH, Sëmundja Obstruktive Kronike e Mushkërive shoqërohet me probleme të vazhdueshme të frymëmarrjes dhe kufizim ajrosjes së mushkërive.
Kjo sëmundje ndodh për shkak të çrregullimeve të rrugëve të frymëmarrjes, çrregullimeve alveolare ose të dyjave.
Sëmundja zakonisht shkaktohet nga problemet e kaluara pa trajtuar mirë, duhanpirjes ekspozimi i konsiderueshëm ndaj grimcave të dëmshme, gazeve ose ndotësve të ajrit në shtëpi, në rrugë dhe në vendin e punës.
Në SPOK mund të përfshihen edhe faktorë gjenetikë dhe infeksione të përsëritura të frymëmarrjes.
Simptomat e SPOCH përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, kollë, frymëmarrje me fishkëllimë, sekrecione të tepërta (gëlbazës).
Më ndodh të trajtoj shpesh pacientë që kanë kaluar covid-19 të cilët kanë zhvilluar edhe shumë simptoma jashtë mushkërive, të tilla si lodhje kronike, mungesë oreksi dhe humbja e peshës të cilat lidhen me përkeqësimet e sëmundjes për shkak të infeksioneve bakteriale dhe virale të cilat shpeshtohen.
Unë i nxis miqtë e mij, sidomos pacientët që të ndërpresin duhanin dhe rrisin e aktivitetin fizik, shëtitjet në ajër të pastër, në mënyrë që të mund të rrisin kapacitetin respirator dhe performancën e mushkërive.
Mjekimi me vajra esencialë të mentes, hudhrës, eukaliptit, mjaltit organik, bronkodilatorët dhe anti-inflamatorët ( të përdorura në kombinim ose vetëm) janë terapitë kryesore të disponueshme.

