Kryeministri Edi Rama është pritur me lule nga një grup të rinjësh në Vlorë.
Rama duke qeshur u tha, se kjo nuk ishte ditëlindja e tij aw e Partisë Socialiste.
Atëherë trëndafilat do të ishin vite plus për qeverisjen e PS sepse askush nuk investohet për vendin sa socialistët.
“Tani unë e kam ditëlindjen në katër korrik kështu që këto për ditëlindjen time nuk janë. PS nuk e ka ditëlindjen sot. Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë jetë plus të gjitha vitet e tjera që PS do vazhdojë të qeverisë. Të jeni të bindur që kjo është e mundur, kuptohet jo me mua deri atëherë por rëndësi ka me Partinë Socialiste. Sepse asnjë tjetër nuk e bën dot atë që bën PS dhe asnjë tjetër nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të investohet për këtë vend siç investohet PS”- u shpreh Rama .

