Ish kryeministri Sali Berisha ka përcjellë në rrjetet sociale, ku duken shumë nxënës që futen në ambientet e planifikuara për takimin e kryeministrit Edi Rama.
Kreu i PD-së e shoqëron videon edhe me një mesazh të shkurtër, ku shkruan se “Makineria e narkoshtetit elektoral nuk ndalet!”.
Shënimi i tij:
Makineria e narkoshtetit elektoral nuk ndalet!
Në Vlorë mbyllen shkollat për të dërguar nxënësit në takim me kriminelin elektoral Edi Rama! Ky është dhunim flagrant i kritereve të Kopenhagen-it për zgjedhjet e lira! #sb



