Kryeministri Edi Rama, mbas një sërë takimesh në Vlorë, ka inspektuar edhe punimet në Tunelin e Llogarasë.
“Puna ka ecur pa asnjë ndërprerje, me 4 kilometra e 650 metra të hapura deri tani, e ku me këtë ritëm pozitiv investimi pritet të mbarojë shumë para afatit”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Ja postimi:
Në Tunelin e Llogarasë, ku falë edhe formacionit të favorshëm gjeologjik puna ka ecur pa asnjë ndërprerje, me 4 kilometra e 650 metra të hapura deri tani, e ku me këtë ritëm pozitiv investimi pritet të mbarojë shumë para afatit, duke nisur nga bashkimi i dy skajeve hyrëse në fund të muajit shkurt👷🏼👷♀️🏗
🔛Kjo vepër madhore, që kompleton gjerdanin infrastrukturor të gjithë pjesës së jugut, shkurton kohën dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit🙏

