Alfred Daçi është një nga 7 kandidatët e Kurbinit për primaret brenda PD-së.
Emrat e miratuar sot nga kryesia qendrore e këtij subjekti janë, Alfred Daçi, Behar Haxhiu, Dalmion Dodaj, Edmond Shkoza, Gjergj Oroshi, Gjovalin Miri dhe Lindita Toma.
Është pikërisht Daçi i cili në rrjetet sociale bënë një deklaratë publike për demokratët, simpatizantët dhe qytetarët Kurbinas.
“Aty ku mbreteron ndershmeria, fjala e dhene eshte gjithmone e shenjte, eshte besnikeri sepse ” Ju dhe Une” bashke mund te ecim larg”, shkruan ai.
Ja postimi i plotë:
Nuk premtoj, do demostroj !!!
Nuk jane premtimet e medha por gjestet qe te bejne te kuptosh qe mund te besosh.
Aty ku mbreteron ndershmeria, fjala e dhene eshte gjithmone e shenjte, eshte besnikeri sepse ” Ju dhe Une” bashke mund te ecim larg.
Ndoshta nuk jemi ne pergjegjes per gjendjen ku ndodhemi , por mund te behemi ne momentin qe s’bejme azgje per ta ndryshuar.
Ju dhe une bashke me endrrat, qellimet dhe koshiencen se gjerat e medha duan kohe dhe behen duke qendruar me kembe ne toke.
Demokracia nuk ka mundur kurre ta promovoje veten derisa ajo te themeloje e te rrise ne menyre te begate format e saj.
Arma me e forte e demokracise eshte bindja e nje votuesi te denjte, dhe kjo bindje forcon sigurine e te gjitheve ne .
Te behemi bashke, te bejme ate qe “duhet” bere per vendin tone, per nje qytet me te sigurte, me te qete, me te bashkuar ku shpresa nuk vdes kurre … 🤝🤝🤝

