Çfarë ngjyre ka dhimbja,
A mos ka ngjyrën e gurit,
E fortë, e pashqitshme, që nuk thërmohet lehtë,
Kudo që të qëllon, rrezikon e të vret.
A mos ka ngjyrën e trupit,
Eshtë e padukshme, por ngjitet në të gjithë pjesën ku dhemb
Duke mos lënë shumë herë asnjë shenjë,
Mbase vetëm në zemër.
Çfarë ngjyre ka dhimbja,
Ai që nuk e ka provuar nuk e dallon,
Mbase është si ajo pema
Që në heshtje loton.
Çfarë ngjyre ka dhimbja!?
Piktorët e kanë njësuar me të kuqen, të verdhën, të zezën, ngjyrën mavi,
Mbase duhet të ketë edhe pak gri,
Të zymtën, njerëzoren, qielloren, pa të cilën nuk ka as njerëzi.

