Gentian Meci është një emër me kontribute ndër demokratët e Dimalit dhe njësive administrative të asaj bashkie.
E sot, ai, krahas dy emrave të tjerë të kësaj zone ka marr miratimin nga kryesia e PD-së për të qenë në garën e brendshme të subjektit politik, garë e cila do të nxjerri kandidatin zyrtar të opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Mbas konfirmimit si kandidat Gentian Meci, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruan se, ” Misioni im, t’ju shërbejë bashkëqytetarëve të mi”.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetare të bashkise Dimal(Ura Vajgurore), të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Te nderuar bashkefshatare te Njesise Administrative Cukalat!
Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin për të kandiduar në PRIMARET e Partisë Demokratike.Është një privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe që këtë vendim ta ndajmë sëbashku, dhe sigurisht po sëbashku të ndajme garën dhe emocionet deri në fitoren e zgjedhjeve të 14 Majit.
Ishte nje vendim dhe pergjegjesi jo e lehte per tu marre.Qeverisja vendore eshte baza per ta bere jeten e banoreve te saj sa me te lehte dhe me te bukur.Une besoj se mund t’ua kthej bashkine qytetareve te saj,hallet dhe problemet e tyre do te jene edhe te miat.Qetesia ime do te jete zgjidhja e tyre!
Qytetaret meritojne dinjitet dhe duhet të qeverisen me dinjitet!
Bashkia Dimal nuk mund të jetë shërbëtore vetëm e një pjese shumë të vogël pranë saj, përkundrazi, duhet të kryejë me pergjegjshmëri detyrat e saj dhet’u shërbeje qytetarëve në të katër anët e territorit të saj.
Une jam ne kete gare pikerisht per kete mision.
Duke ju falenderuar me mirënjohje,
Gentian Meci

