Pelin Batu
Data e lindjes: 27 dhjetor 1978
Vendi i lindjes: Ankara, Turqi
Pelin është vajza e një diplomati, Inal Batu, që e ka kaluar pjesën më të madhe të fëminisë dhe rinisë në vende të ndryshme të botës. Shkollën e mesme e ka kryer në New York City. Ku edhe ka filluar universitetin. Ajo është diplomuar në histori në Universitetin Boğaziçi në Stamboll. Në New York ka studjuar edhe për aktrim dhe muzikë.
Aktorja turke Pelin Batu në një intervistë për Euronews Albania ka pohuar se kanë një lidhje prej 14 brezash me Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbej.
Ajo theksoi se gjyshja e saj ka lindur në Tiranë dhe i mëshoi bindjes se e ëma ka gjetur të dhëna për lidhjen që kanë pasur më Skënderbeun.
“Jam e bindur se mamaja ime do të ishte e nderuar dhe do të ndihej shumë e emocionuar për këtë. Xhaxhai i mamasë sime bëri kërkime shumë vite më parë, ai quhej Nexhat Bej, jetonte në Ohër. Mamaja e mamasë sime ka lindur në Tiranë dhe u transferua në Turqi pas luftës së Dytë Botërore.
Kur familja ime bëri kërkime, gjeti të dhëna që tregojnë se 14 breza më parë familja jonë ishte e lidhur me Skëndërbeun. Nëna ime gjeti të dhëna të lidhur me të. Kështu na ka thënë xhaxhai”- u shpreh ajo.
Pelin para pak ditësh në një postim në rrjetet sociale, teksa ka pozuar pranë bustit të Heroit tonë Kombëtar, shkruan, “Me stër-stërgjyshin tim, Skënderbeun, në Gjenevë”

