Kryeministri Edi Rama, krahas takimeve të tjera, ka patur edhe një bashkëbisedim me
me operatorët turistikë në Vlorë.
Rama u shpreh se 2 projektet e reja në Vlorë siç është porti i ri turistik dhe aeroporti, por edhe tuneli i Llogarasë, rruga Orikum- Dukat dhe Bypassi, të cilat do t’i japin një shtysë të rëndësishme ekonomisë në Vlorë
“E kemi nisur me dy kantierë që do i japin një shtysë turizmit, portin e ri turistik të Vlorës që do sjellë një tjetër kategori turistësh dhe patjetër që do stimulojë edhe një pjesë tjetër të zinxhirit ekonomike dhe portit të ri tregtar që do lehtësojë shumë industrinë e peshkimit. Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogorasë dhe Bypassi që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë. Jemi shumë optimistë që do kemi fluturim e parë në fund të vitit 2024, shpresojmë që mos të kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani dhe vullneti”, tha Rama.

