NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    16 hours ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    2 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    2 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Xhevat MUSTAFA/ Edi Rama, mos “harro”, emigracioni është fenomen botëror, por edhe dështim i sistemit dhe qeverisjeve!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
Kryesore Rajoni
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
Kryesore Politikë
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Xhevat MUSTAFA/ Edi Rama, mos “harro”, emigracioni është fenomen botëror, por edhe dështim i sistemit dhe qeverisjeve!

Neutrale
Last updated: 2022/11/17 at 2:41 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Prej një kohe të gjatë, më freskët në takimin paraelektoral të datës 8 nëntor 2022 në Kamëz si dhe dje, më 15 nëntor, kryeministri Edi Rama, në përpjekje të kotë për të justifikuar “ushtrinë” rreth 720.000 vetëshe të emigrantëve, kryesisht në mosha të reja, gjatë mbi 9 viteve të kryeministërllëkut të tij, ripërsëriti kushedi për të satën herë se “emigracioni është fenomen botëror”! Ky deklarim i tij, si kundërpërgjigje prej “patrioti të madh” ndaj deklaratës gabimisht dhe padrejtësisht përgjithësuese për emigracionin shqiptar në Britaninë e Madhe të Sekretares së Brendshme, Suela Braverman, është edhe i pasaktë jo vetëm për nga logjika dhe analiza e përshpejtuar, por edhe për nga harta e shtrirjes dhe veprimit.Vërtetë ky term përdoret për veprimtari sportive, Kampionate dhe Olimpida Botërore, por edhe në ato marrin pjesë një numër i kufizuar ekipesh, 16, 24, 32, 36…Pra, kryeministri ynë mbi 9 vjeçar Edi Rama do të ishte më i saktë nëse do të përdorte për emigracionin termin “ndërkombëtar”. Këtë e përligj edhe fakti apo ndarja gjeografike dhe demografike se ka vende dhe popuj “prodhues dhe eksportues emigracioni” dhe vende e popuj pritës e konsumatorë emigracioni…Në këtë “fjalim historik apo programatik” të rradhës, Edi Rama bëri qëllimshëm apo me llogari e paramendim edhe deklaratën tjetër se “për emigracionin nuk e ka fajin politika” dhe se “asnjë politikan, i asnjë krahu apo force politike, nuk mund t’ua mbyllë kufinjtë emigrantëve nga Shqipëria…”. Në të vërtetë, nëse politika dhe qeverisjet do të kishin dëshirë, vullnet, strategji, programe, projekte…për t’i shfrytëzuar sa më shumë e sa më mirë pasuritë dhe resurset e shumta nën dhe mbitokësore të Shqipërisë, bregdetin dhe 270 ditët me diell…, ishte plotësisht e mundur që Shqipëria të bëhej jo vend eksportues emigrantësh, në mbi 1.5 milionë frymë, por pritës të po kaq emigrantëve…Më kujtohet shumë mirë se në vitet 1991-1997, edhe në mjedise të larta zyrtare, ka qarkulluar një projekt-studim apo projekt-plan afatgjatë me dekada, për zhvillimin shumëplanësh të Shqipërisë. Sipas tij,llogaritej se Shqipëria mund të punësonte nga fuqia e vet punëtore dhe nga vende të tjerë, në turizëm, në fermat bujqësore e blegtorale e të perimeve dhe frutikulturës, në industrinë ushqimore në shërbim të turizmit, rreth 1 milion vetë. Një “ushtri” tjerër, afërsisht sa ajo në turizëm, mund të punësohej në industrinë nxjerrëse dhe përpunuese minerare e të naftës. Por, fatkeqësisht dhe jo rastësisht, “gabimisht”, për “paaftësi”, për “mos gjetje partnerësh dhe miliardash”…ky projekt-studim “nuk dihet se ku përfundoi”…!!!??? Si rrjedhim, Shqipëria mbeti apo u bë kjo që është e jo Zvicër. Analiza dhe përgjigja e pyetjes se përse ndodhi kështu na shtyn ta kërkojmë përgjigjen në Beograd, Athinë, Moskë…, armiq historikë e shekullorë që kanë dëshiruar dhe vazhdojnë të dëshirojnë marrëzisht e të mos kursehen për miliona dhe spiunë të tyre, deri në majë të piramidës pushtetore dhe qeverisëse, që në Shqipëri të mos ketë SHTET, DEMOKRACI, ZHVILLIM MODERN, FUQI TË NDJESHME EKONOMIKE DHE USHTARAKE, MIRËQENIE…Shkurt dhe shqip, që Shqipëria pafundësisht të luftonte e hante vetveten apo të bëhej një kafshatë lehtësisht e kapërdijshme për ata. Në vijim të fjalimit të tij, bajat si të tjerët e shumtë, Edi Rama “harroi” se në Shqipëri emigracioni është bërë shumë masiv apo hemoragji kombëtare e pandalshme, sidomos gjatë 9 viteve të qeverisjes së tij, për shkaqe të mungesës së vendeve të punës me paga dhe kushte mbi minimale, me destinacione kryesore Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Holandën, Belgjikën, Suedinë…, SHBA, Kanadanë. Kryeministri Rama “harroi” gjithashtu se një nga shkaqet kryesore të ushtrisë rreth 700 mijë emigrantë nga Shqipëria, në këta mbi 9 vjet, krahas paaftësisë së qeverisjes së tij për t’i mbajtur në vend, është korrupsioni me shtrirje në gjërësi e ngjitje deri në majën e piramidës qeveritare. Gjithashtu “harroi” ato, që ia kanë kujtuar autoritetet qeveritare dhe mediat britanike gjatë ditëve të para të nëntorit 2022, se Shqipëria e këtyre 10 viteve është “shtet i dështuar”, me plotpushtetshmëri të korrupsionit, mafias, krimit të organizuar dhe ordiner, të kultivimit dhe trafikimit të drograve dhe lavatriçe e pastrimit të miliardave të pista e të përgjakshme të përfituara në rrugë e forma të paligjshme prej tyre…! Po kështu, Edi Rama “harroi” me dashje, llogari apo paramendim se përgjithësisht emigracioni tejet masiv shqiptar dhe ndërkombëtar ka drejtimin nga vendet e Lindjes ish komunisto- socialiste drejt vendeve të Europës Perendimore, Kanadasë, SHBA-së, Zelandës së Re, Malajzisë, Singaporit, Australisë, Japonisë, Taivanit, Koresë së Jugut dhe jo, aspak rastësisht e pa mesazhin e qartë apo të nënkuptueshëm, në kahun apo krahun e kundërt, nga vende të Perendimit Kapitalist drejt atyre të Lindjes ish ose akoma komunisto-socialist. Njëkohësisht, mund t’i kujtojmë Edi Ramës se “ka harruar” se emigracion masiv nuk ka as nga vendet më të pasura arabe, nga Katari, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe…si dhe Izraeli, Malta…Në të kundërt, drejt këtyre vendeve shkojnë miliona emigrantë nga Rusia, Kina, India, Filipinet, indonezia, Afganistani, Sri Lanka, Libani, Libia, Siria…! Miliona qytetarë nga vendet më të pasura të Perendimit dhe të Botës Arabe, që përmendëm më lart, shkojnë vazhdimisht si turistë në vendet më të varfëra, përfshirë edhe Shqipërinë tonë. Në të vërtetë, këto vende “i përmbysin” edhe vendet më të varfëra, vetëm si turistë e me karvanë anijesh të mëdha dhe avionësh transporti mallërash, me ndihma ekonomike, ushqimore, veshje, ilaçe mjeksore, artikuj shkollorë…, natyrisht edhe me ndihma ushtarake. Ushtritë mizëri të emigrantëve, që u vijnë nga Europa Lindore, Azia, Afrika, Amerika Latine… nuk janë të përkohshme, lehtësisht të përballueshme dhe të durueshme. Në kundërt, janë me shqetësime tejet të rënda nga kontigjentet problematike, të krimit, trafiqeve, mafias, burgjeve…! Kapur tek ky kontigjent dhe shqetësimet e tyre, disa qytetarë britanikë dhe europerendimorë, për nga trashëgimia apo predispozita familjare, alergjia individuale, nervat e dobëta apo të shkatërruara, kalojnë pa u vetëpërmbajtur edhe në racizëm, ksenofobi, pa përjashtuar krahas të tjerëve, edhe antishqiptarizmin… Edhe nga ky vështrim panoramik i korrupsionit në shumë vende, shprehet qartë se emigracioni, si fenomen apo problem ndërkombëtar, është rrjedhojë e dëshmi keqqeverisjesh, diktaturash, korrupsioni të plotshtrirshëm e të plotpushtetshëm, falë gjetjes së shteteve të dështuar, pa qeveri të afta, të ndershme, demokratike…si dhe të popujve të nënshtruar, që nuk reflektojnë edhe kur e kuptojnë se kanë një jetë të tërë që mashtrohen, varfërohen, nëpërkëmben, vidhen,që u nxihen jeta dhe atdheu…! Ose të shteteve pa SHTET dhe të popujve- milet,jo POPULL, por ngjashëm me kopera, tufëra…,që nuk reflektojnë, kundërshtojnë, protestojnë…! Apo më rëndë, “festojnë”, kur nëpërkëmben, varfërohen, mashtrohen, vidhen, kur u nxihet jeta dhe atdheu, sa t’u mbetet emigrimi si rrugë e vetme mbijetese!!!??? Është në të mirë të atyreve që i dëgjojnë nga salla apo sheshe takimesh si dhe të të gjithë vendit dhe shoqërisë sonë që të mos gënjehen nga deklaratat “bombë e flamur”, me “flakë e prush patriotizmi” të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, por t’i gjykojnë nga veprat dhe punët e këtyre 9 vjetëve si dhe të këtyre muajve, javëve, ditëve…! Sipas traditës 81 vjeçare të trashëguar dhe kthyer në art mashtrimi nga Enver Hoxha, edhe në ditët e dy javëve të para të nëntorit 2022, në Berlin, Paris, Londër, Tiranë, Dibër, Lushnje, Kamëz, Shkup…, Rama me shokë e shoqe dhe “kukullat” e tyre të dy sekseve aktruan me fjalë si patriotë të flaktë, me qëllimin e lehtëkuptueshëm, që t’ua shpërqëndrojnë vëmendjen dhe ankesat nga Tirana për në Londër, Berlin, Bruksel, Paris…! Apo, popullorçe,t’i mbulojnë me gjethe fiku për disa ditë lakuriqësinë e skandaleve, dështimeve, dosjeve dhe projekteve korruptive të tyre…! Por, edhe për të fshehur edhe zhgënjimet, hallet dhe ankesat e shqiptarëve të varfër nga bollëku apo fluksi i vështirësive të reja për punësim, jetesë apo mbijetesë, për rritjet e çmendura të gjitha çmimeve të konsumit të përditshëm dhe jetik; pa shpëtuar as uji e as letrat higjenike…

Neutrale November 17, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
6 hours ago
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
16 hours ago
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
1 day ago
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
2 days ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
2 days ago

Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi

Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!

Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?