Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd sot, por nuk ka harruar të falënderoi qytetarët e Beratit që e mirëpritën dhe ai i dëgjoi për hallet që kishin, sikurse shkruan në rrjetet sociale.
Ja postimi:
❤️Falenderime nga zemra për gjithë ata njerëz, gra e burra, të rinj e të moshuar, në qytet lart në kala e poshtë tutje në fshatin Peshtan, që më nderuan me praninë e tyre mikpritëse dhe më dhanë mundësinë të flas me ta po edhe të dëgjoj prej tyre, për problemet e sfidat e vendit tonë në këtë Epokë të re Kërcënimesh për botën ku jetojmë, po edhe për hallet e kërkesat konkrete të së përditshmes, në Beratin e Rilindur që s’ka asnjë krahasim me deri disa vjet më parë, por që duhet e do të jetë patjetër pakrahasimisht më i mirë se sot, pas disa vitesh që vijnë🙏

