Ka vijuar me më shumë pjesëmarrës protesta e banorëve të Divjakës.
Ata po protestojnë kundër pagesës që kërkohet për çdo hyrje në Parkut Kombëtar të Divjakës.
Ata e kanë hequr sot “traun” e postbllokut duke u përplasur me policinë dhe po qëndrojnë ende të grumbulluar teksa mjetet kanë filluar të qarkullojnë normalisht.
Tarifa që do të aplikohej për të hyrë në parkun kombëtar të Divjakës do të ishte 50 lekë për çdo person/vizitor dhe 150 lekë për çdo mjet.
“Mos luani me atë që nuk e preku as gjermani. Fëmijët meritojnë oksigjen”, janë disa nga patrullat e protestuesve.

