Mbas debateve të shumta në media e në parlament, replikat kanë vazhduar edhe në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Pikërisht në këtë komision ka qenë zv.kryeministrja Belinda Balluku për të prezantuar një nga marrëveshjet më të rëndësishme të Qeverisë, sikurse ajo shkruan.
Porti i ri i Durrësit do të jetë një model. Opozita hedh baltë politike dhe insinuata… thekson ajo.
Ja postimi i plotë:
Në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin për të prezantuar një nga marrëveshjet më të rëndësishme të Qeverisë 🇦🇱Shqiptare, e që do të finalizohet me ndërtimin e një prej porteve më të mëdhenj në Mesdhe. ⚓Porti i ri i Durrësit do të jetë një model. Opozita hedh baltë politike dhe insinuata për një nga kontratat më të rëndësishme, të negociuar mbi 12 muaj. Baltë e llum për të mbuluar çdo punë të mirë të Qeverisë Shqiptare, por puna flet më shumë se çdo fjalë dhe balta as nuk na tremb e as na ka ndaluar kurrë në misionin tonë. Vazhdojmë përpara me projektet strategjike në të mirë të shqiptarëve.

