Kam lexuar shpesh në FB komente ironizuese rreth librit dhe për panairin e librit.
Po me librin pse kruheni o “njerëz”!?!
Lexoni vetëm disa libra dhe do të mësoni se si jetohet më mirë, se si mund të ndërtoni shpresën dhe besimin, se si mund ti dilni zot vetës tuaj, se si mund ta doni më shumë njëri tjetrin, se si mund ta zhvilloni vetën, familjen dhe vendin tuaj.
Kështu kanë bërë të gjitha kombet që ndrijnë ndër kombe.
Në fillim kanë hapur trurin pastaj kanë përqafuar zhvillimin.
Mos i bini në qafë librit, ai ka vetëm një faj, është i izoluar nga lexuesi, është i burgosur, ka një treg tejet të deformuar, ndihet inferior dhe i margjinalizuar në shumicën e shoqërisë tonë “moderne”, pra nuk lexohet mjaftueshëm prej bashkëkombasve tanë që kujtojnë që të kesh një llogori në FB ke marrë patentë si “intelektual”.
Të jeni të sigurtë që është më e shëndetshme leximi i një libri të keq se sa konsumimi i një cigareje hashash.
Mos ma merrni si kritikë, merreni si një këshillë.
Panairi i Librit/ Bislim Ahmetaj: Mos i bini në qafë shenjt librit !
Leave a comment
Leave a comment

