Kështu shkruan Edi Paloka pak më parë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
Ja postimi i tij:
Alibeu paska dalë në podium për të sulmuar PD, jo Ramën! Ky që pranon të ulet e bashkëpunojë me Tao Ballën, deklaroi se as “nuk do ti përfaqësoje ata me të cilët nuk e lidh asgjë”, duke nënkuptuar deputetët e PD. E me paturpësi pastaj shton se qenka kryetar i grupit të PD! Të kujt PD, të asaj që voton në Parlament siç urdhëron Rama e që ka përfunduar më keq se “kërpërata”? Të atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për ti mbyllur gojën opozitës e për të bllokuar nismat e saj?
A mund të na thotë ky Alibeu si pjesë e Konferencës së Kryetarëve se si ka mundësi që Rezoluta për krimet e ganocidin në Kosovë, në shkelje të çdo procedure, vazhdon të qëndrojë në sirtar?
Po projektligji për lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon të mos e shoh dritën? A e ka ngritur në Konferencën e kryetareve këtë çeshtje ky “bashkëluftëtari” i Tao Ballës në gjoja hapjen e dosjeve?! Sigurisht që jo, sepse nuk e lënë Tao me Ramën. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe lëshon çfarë i vjen në gojë për opozitën, kur në sallë është vetëm Alibeu…
Prandaj shumë shpejt në atë sallë do duhet të flasin shqiptarët, demokratët e jo ata që kanë uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca më shumë ata që janë aty me votë të vjedhur e manipuluar.


