Në garë janë regjisorët Elma Dorezi, Altin Basha dhe Kiço Londo si dhe aktori Arben Derhemi.
Pas depozitimit të platformave, ditën e nesërme, në orën 10.00 në Ministrinë e Kulturës 4 garuesit do të paraqesin planin e tyre të punës për Teatrin Kombëtar.
Është bërë e ditur se drejtori në detyrë Hervin Çuli pas 2 mandateve në drejtim të TK-së, nuk kërkon një mandat të tretë dhe është tërhequr nga gara.

