Kështu është shprehur deputeti demokrat Edmond Spaho sot në seancën parlamentare teksa ka shkëmbyer replika me deputetin Damian Gjiknuri, njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste.
Në replikën e bërë ndaj Gjiknurit, Spaho e ka akuzuar për vjedhje të votave dhe taksave të qytetarëve.
“Çudira me projekt është ky i Durrësit që nisi si projekt i madh dhe përfundoi në 12 mijë apartamente për ti shitur. Sa i përket ‘Non Gratës’, ka nisur Vangjush Non Grata duke i shitur, madje dhe demokrateve me 25%. Damiani njeh mirë spiunllëqet dhe vjedhjen e votave, Damiani është ç’i sheh syri, ia vjedh dora”,-tha Spaho.

