Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar sot në Parlament ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja pas të dhënave që kanë dalë në media se të gjithë të afërmit e të njohurit e tij janë punësuar si rrogëtar shteti.
Berisha ka ironizuar dhe me emrin e ministrit, duke iu referuar si “Ulësi”.
“Ulësi, je bërë famoz Ulësi, vetëm dy mushka kanë ngelur në fshatin tënd pa u punësuar që i ka nga fisi yt, të gjithë jeni punësuar ndaj dhe bën badigardin e Ramës ndaj nuk flet një fjalë për Skavicën. Të sjell ty këtu si binjak të Spiropalit”, tha Berisha.
Berisha dhe më herët ka denoncuar duke iu referuar mesazhit te dibranit dixhital, dhe shkruan ne rrjetet sociale se “Ulsi Manja vetem qenin e shtepise nuk e ka rrogtar shtetit”.

