Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga punimet e Kuvendit pasi i përplasi mikrofonin gjatë Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushkës.
Vendimi është marrë në seancën e sotme në parlament, e cila u shoqërua me tone të ashpra e debate.

